Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

16 dhjetor 2025 | 08:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Obiliq janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndërhyrje jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë, Shefi i Forcave Ajrore,…