Arrestohen gjashtë persona në Prizren

17 korrik 2018 | 10:46

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në një rrahje në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren.

Si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes edhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe ata janë trajtuar nga mjeku.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona pritet të bëjë shumë largime të futbollistëve gjatë këtij…