Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Han të Elezit

21 dhjetor 2017 | 11:44

Policia e Kosovës në Han të Elezit, ka  kapur në flagrancë katër persona të dyshuar për kryerjen e një vjedhje të rëndë në afërsi të fshatit Pustenik të kësaj komune.

Me këtë rast, të dyshuarit F.B 40 vjeçar, G.T. 26 vjeçar, M.S. 24 vjeçar, të gjithë shqiptarë, shtetas të Maqedonisë si dhe J.B. 27 vjeçar kosovar, në bashkëveprim kanë hyrë me forcë në objektin e antenës së “Ipko”-s në fshatin Pustenik dhe nga gjeneratori kanë vjedhur 110 litra derivate.

Pas kontrollimit të dy automjeteve me regjistrim të Maqedonisë, zyrtarët policorë kanë konfiskuar të njëjtat si dhe sasinë e derivateve të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Pas intervistimit,me vendim të Prokurorit të Shtetit,të dyshuarit janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Michael P. Dempsey Vrasja e ish presidentit Ali Abdullah…