Arrestohen pesë zyrtarë policorë, dyshime për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan

07 korrik 2025 | 20:18

Klan Kosova ka raportuar se pesë policë janë ndaluar pas vdekjes në rrethana të dyshimta të një 27-vjeçari, gjatë një konfrontimi me zyrtarët policorë.

Gjatë ditës, në media janë publikuar pamje të viktimës ku shihej i shtrirë në tokë, i prangosur dhe i rrethuar nga disa zyrtarë policorë.

Sipas deklaratës zyrtare të Policisë, pas ndërhyrjes së njësiteve dhe ofrimit të ndihmës së parë nga ekipi emergjent mjekësor, është konstatuar vdekja e tij.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë zyrtarë policor janë suspenduar nga puna pas vendimit nga…