Arrestohen tre persona dhe konfiskohet sasi e armëve në Klinë dhe Prishtinë

13 gusht 2025 | 15:11

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona ku njëri është ndaluar për 48 orë pas një operacioni të zhvilluar tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë, lidhur me import edhe eksport të armëve.

Aksioni është zhvilluar nga respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë e mbështetur edhe nga njësitë tjera policore gjatë ditës së sotme.

Gjatë kontrollit të realizuar si dëshmi materiale janë sekuestruar: një armë e gjatë snajper, dy karikatorë me 40 fishekë të armës, një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë, një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë, një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë, një pushkë ajrore me 5 fishekë, 14 fishekë të pistoletës me gas, një pushkë gjuetie, një automatik AK-47 me dy karikatorë, tre telefona mobile, një thikë, një shpatë e arteve marciale dhe një antiplumb.

“Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rast për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë dhe dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”,  ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sprinteri 30-vjeçar amerikan Fred Kerley, kampion i botës në garën…