Arrestohen tre persona në Prishtinë, kapen gjatë shit-blerjes së substancave narkotike

02 mars 2024 | 09:06

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë për trafikim me substanca narkotike.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve, janë konfiskuar mbi 700 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një peshore dhe mbi 900 euro.

“Prishtinë 01.03.2024 – 14:45. Nga njësiti i DHTN-së janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur gjatë shit-blerjes së substancave narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë substance narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe 942.5 euro. Me vendim te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e basketbollit rikthehet në aksion me ndeshje shumë interesante…