
Arrestohen tre persona për trafikim të armëve në Pejë
26 gusht 2022
| 12:12
Policia në Pejë ka arritur të identifikoj dhe arrestoj tre persona të dyshuar për trafikim të armëve.
Gjatë kontrollimit, tek këta tre të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, katër revole, një predhë trumblloni, 200 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe dokumente relevante për rastin.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia vazhdon me hetimet.