Arrestohen tre taksistë në Shkodër, po transportonin 12 shtetas afganë

13 tetor 2019 | 15:13

Një rast i trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm është goditur në Shkodër.

Në fshatin Melgushe, pjesë e segmentit rrugor Shkodër-Kryebushat janë arrestuar tre taksistë dhe 12 shtetas afganë.

Tre të arrestuarit janë A.K, G.M dhe I.B. Dyshohet se taksistët do t’i transportonin shtetasit afganë deri në afërsi të kufirit me Malin e Zi dhe më pas ata do të kalonin në këmbë për në shtetin fqinj. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i dyshuar është arrestuar dje në pikë kalimin kufitar…