Arrestohen tre të dyshuar për kultivimin e narkotikëve në Pejë

30 tetor 2025 | 11:41

Autoritetet kosovare i kanë arrestuar të enjten tre persona të dyshuar për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në qytetin perëndimor të vendit, Pejë.

Ata u arrestuan gjatë një aksioni të përbashkët mes Prokurorisë Themelore të Pejës dhe Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit në Pejë.

Që të tre dyshohen për kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, si dhe blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se arrestimi i tyre vjen pas hetimeve ndaj plantacioneve, ku vitin e kaluar ishin sekuestruar rreth 3.000 bimë narkotike dhe rreth një ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të Pejës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobilë dhe para kesh, sipas njoftimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, po përpiqet të ndalojë…