Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri kapet në flagrancë

27 janar 2026 | 13:10

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku njëri prej tyre është zënë në flagrancë.

“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Ai ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta që janë zhvilluar së fundmi, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alba dhe Limi janë parë sërish të afërt. Në dhomën…