
Arrestohen zjarrvënësit e diskotekës “Gate” në Prishtinë
09 korrik 2025
| 14:23
Një zjarr i madh pati përfshirë më 14 shkurt të këtij viti diskotekën ‘Gate Club’.
Lidhur me këtë zjarrvënie janë arrestuar dy persona janë në Shipol të Mitrovicës.
Policia njoftoi se hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda (NjHP) kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operative, që kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve, F. S., 36 vjeç, dhe M. M., 28 vjeç, shtetas të Kosovës.
Sipas hetimeve, ata dyshohet se janë përfshirë në zjarrvënien e shkaktuar në lokal.
Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetuesit vazhdojnë me veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.