Arrestohet 23-vjeçarja në Mitrovicë, kjo është arsyeja

28 korrik 2021 | 16:48

Një 23-vjeçare me inicialet O.R nga Mitrovica është arrestuar pasi dyshohet se rrejshëm i është prezantuar policëve, duke i’u thënë se është punonjëse/zyrtare e prokurorisë.

Mbi dyshime të ngritura se është prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo të rremë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pasi e dyshuara ditë më parë në kohën kur është ndalur nga policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit rutinor, ka tentuar t’i vë në lajthim zyrtarët policorë.

“Pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se e dyshuar nuk është punonjëse në sistemin e Prokurorisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se edhe në disa raste të tjera është prezantuar si punonjëse e Prokurorisë. Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar për në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është varrosur njëri nga viktimat e aksidentit tragjik që ka…