
Arrestohet 25-vjeçari në Tropojë pasi theri me thikë një 18-vjeçar
20 korrik 2025
| 13:09
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të shtunën, derisa arrestimi u arrit sot.
“Nga hetimet ka rezultuar se në orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi S. D., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet më detajisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
18-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.