
Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë, dyshohet se tentoi të trafikonte emigrantët e huaj
Është arrestuar një 30-vjeçar në Sarandë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të trafikonte emigrantët e huaj.
Policia ka njoftuar se i arrestuar dyshohet se kishte siguruar bileta udhëtimi për disa emigrantë të huaj, me qëllim kalimin e tyre ilegal drejt vendeve të BE-së.
“Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një 30-vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se kishte siguruar bileta udhëtimi për disa emigrantë të huaj, me qëllim kalimin e tyre ilegal drejt vendeve të BE-së. 30-vjeçari u ndalua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
“Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Sarandë, një shtetas kishte siguruar biletat për disa shtetas të huaj, me qëllim që t’i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.”, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews.al