Arrestohet 32-vjeçari i Kosovës në Morinë

04 prill 2025 | 13:46

Policia e Shtetit në Shqipëri në pikën kufitare të Morinës ka kapur në flagrancë dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale kundër pronës dhe personit – përfshirë një shtetas nga Kosova.
32-vjeçari nga Suhareka ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.
Po ashtu, policia arrestoi edhe shtetasin A. Q., 26-vjeçar nga fshati Qarr i Hasit, i cili ishte shpallur në kërkim dhe akuzohet për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Tiranë, kapën në hyrje, shtetasin A. Q., 26 vjeç, banues në fshatin Qarr, Has. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Veprimet e tjera procedurale u kryen nga shërbimet e këtij komisariati, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Durrës, kapën në hyrje, shtetasin I. E., 32 vjeç, banues në Suharekë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA-BAJGORA 50 për qind me 50 për qind:…