Arrestohet 32-vjeçarja nga Gjilani, kjo është arsyeja

17 janar 2023 | 20:33

Një 32 vjeçare është arrestuar të hënën nga policia në Gjilan. Ajo dyshohet se ka ngacmuar familjarët e ish-të dashurit të saj, përmes rrjeteve sociale dhe mesazheve telefonike.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi Valon Osmani. Osmani tha se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Pas arrestimit e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarës ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal për veprën penale “Ngacmim” do të procedohet ne Prokurorinë Themelore”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri vlerësoi sot punën e…