
Arrestohet Dardan Krivaqa i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares
24 gusht 2021
| 12:29
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares në Ferizaj, sot rreth ores 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.