Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

11 mars 2026 | 18:49

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi” në kryeqytet. Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar për intervistim.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se ndaj Kelmendit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka publikuar në njoftim në faqen zyrtare të…