
Arrestohet i dyshuari i tretë për vjedhjen e trotineteve në Pejë
15 gusht 2022
| 12:12
Policia e Pejës dje njoftoi për arrestimin e dy të miturve, nën dyshimin se të njëjtit kishin vjedhur dy trotinetë elektronikë.
Sipas policisë, të dyshuarit kishin bashkëpunuar me dy të rritur, të cilët gjendeshin në arrati.
Ndërkohë, policia sot ka njoftuar se është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për këto vjedhje. Të njëjtit i është sekuestruar edhe një trotinet elektronik, i cili do t’i kthehet pronarit legjitim, pas procedurave.
“Apelojmë tek tё gjithë qytetarët qё pas çdo blerje tё sendeve me vlerë, t’i regjistrojnë numrat serik tё tyre, pasi qё edhe ne e kemi mё tё lehtë t’i identifikojmë ato nëse humbin apo vjedhen”, thuhet në kërkesën e policisë.