Arrestohet i dyshuari në Lipjan, në banesën e tij gjendej e mitura e raportuar si “person i zhdukur”

09 mars 2021 | 09:40

Një i mitur është arrestuar pasi në banesën e tij është gjetur një e mitur, e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur  mashkull kosovar pasi në banesën  e tij është gjetur viktima  fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është rrëzuar nga një lartësi e një lokali,…