Arrestohet i dyshuari për vrasjen e reperit Nipsey Hussle

04 prill 2019 | 14:06

Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit të Los Angeles Nipsey Hussle, kanë bërë me dije zyrtarët policorë. 29-vjeçari Eric Holder ishte në arrati, pasi u largua nga skena e krimit me një makinë që ishte në pritje, ka njoftuar Departamenti i Policisë në Los Anxhelos.

Hussle, 33 vjeç, u qëllua jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Anxhelos të dielën.

Hetuesit besojnë se vrasja vjen si rezultat i një “çështje personale” ndërmjet Holder dhe Hussle.

Kamerat e sigurisë tregojnë një burrë me një këmishë të errët që qëllon të paktën tri herë përpara se të largohet, ka raportuar “TMZ”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenneri dhe Travis Scott ishin në ballinat e mediave…