Arrestohet ish-drejtori i DKRS-së në Mitrovicë, Fahri Jashari

08 shtator 2025 | 19:59

Është arrestuar ish-drejtori i DKRS-së në Mitrovicë, Fahri Jashari – Paraprakisht ishte shkarkuar nga Hamza nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policia e Kosovës e ka arrestuar ish drejtorinë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës së Mitrovicës, Fahri Jashari.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se masa e ndalimit prej 48 orësh atij i është caktuar me kërkesës të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Veriu.info mëson se ai është arrestuar pas intervistimit që i është bërë në Drejtorin për Krime Ekonomike të Policisë në Mitrovicë.

Siç mëson Veriu.info ai është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i tij vjen tre ditë pas shkarkimit që i kishte bërë kryetari Bedri Hamza me të njëjtin dyshim, përderisa vet Hamza e kishte lajmëruar rastin në polici për ish drejtorin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka përzgjedhur…