
Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK’ja kërkon lirimin e menjëhershëm të tij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se kameramani i Paparacit, Jetmir Muji është arrestuar dhe aktualisht gjendet në stacionin policor Qendër në Prishtinë.
AGK-ja ka thënë se është e alarmuar dhe thellësisht e shqetësuar me këtë arrestim dhe ndalim arbitrar dhe i ka bërë hirrje Policisë së Kosovës, që ta lirojë menjëherë Mujin.
Sipas Asociacionit, ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.
“AGK-ja e konsideron arrestimin të paligjshëm, arbitrar dhe abuzim nga ana e Policisë së Kosovës. Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim”, thuhet në njoftim./Reporteri.net