Arrestohet kryetari i “Plisave”, këto janë akuzat që e rëndojnë

22 gusht 2025 | 12:29

Sipas burimeve të Gazetës Express, personi i arrestuar sot nga Policia e Kryeqytetit është kryetari i tifo-grupit “Plisat”, një prej organizatave më të njohura të tifozëve në Kosovë, Rinor Grajqevci.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në një operacion të realizuar nga Stacioni Policor Qendra në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, është arrestuar shtetasi i Republikës së Kosovës, R.G., 30 vjeç.

I arrestuari ishte në kërkim me gjashtë urdhërarreste gjyqësore dhe tri kërkime policore, për disa prej veprave më të rënda penale, si: tentim vrasje e rëndë, grabitje, kanosje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe lëndim i rëndë trupor.

Pas arrestimit, Grajqevci është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar pse nuk është…