Arrestohet llapjani për organizim të skemave piramidale
17 prill 2025
| 08:51
Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë pasi dyshohet se organizonte skema piramidale.
Bëhet me dije se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parash.
I arrestuari me inicialet E. M., me autorizim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.




