Arrestohet në aeroport 25-vjeçari që po tentonte të largohej nga vendi, ishte në kërkim policor

29 shtator 2025 | 20:09

Policia e Kosovës njofton se datë 26.09.2025, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin e dyshuar Sh. F., 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

Pas ndalimit, ekipi i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin për intervistim.

“Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive të pakontestueshme, i dyshuari ka pranuar se ka kryer së paku gjashtë raste të vjedhjeve gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit”, njofton policia.

“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Për të gjitha rastet e dyshuara, do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Vetëvendosjes për Ferizaj, Enver Haliti, denoncoi një gjoja…