Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar nga Interpoli

06 prill 2022 | 16:15

Sot, Sektori i Hetimeve Rajonale Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor, ku është arrestuar një person me inicialet A.A (1973), shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

Pas arrestimit, të njëjtit i është kontrolluar vend-qëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit.

I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore Gjilan, është ndaluar për 48 orë.

Rasti do të trajtohet në koordinim me institucionet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimi i Blerim Isufajt nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për…