Arrestohet në Skenderaj një person i dyshuar për krime lufte

31 mars 2021 | 10:19

Është arrestuar një person me dyshime se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në fshatin Izbicë në Skenderaj në vitet 1998-99.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të martën, ndërsa është dërguar në mbajtje.

“Fsh.Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Më 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sasi e barnave me banderola të Serbisë janë konfiskuar…