Arrestohet nën dyshimet për narkotikë kandidati i VV-së për asamble në Prishtinë
Një operacion i njësisë për hetimin e narkotikëve ka çuar në arrestimin e një personi në Prishtinë, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.
Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 19.02.2026 rreth orës 19:40, Njësia e DHTN-së në Prishtinë ka realizuar bastisje në një lokal (hamburger) në rrugën “Andrea Gropa”, pas informatave operative se pronari dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm, transmeton Periskopi.
Gjatë aksionit është arrestuar Kushtrim Ramadani, rreth 34-vjeçar.
I njëjti ishte edhe kandidat i Vetëvendosjes për asamble në zgjedhjet e fundit.
Ndërsa në lokal janë gjetur dhe sekuestruar:
Tri qese me substancë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 4 gramë
Një peshore digjitale
240 qese të zbrazëta, që dyshohet se shërbenin për paketim
Një revole Zastava
Një karikator me 3 fishekë, kalibër 25 Auto PPU
1300 euro para të gatshme
Dy telefona mobilë
Në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”




