Arrestohet një 29-vjeçar për tentim vrasje në Arllat të Drenasit

08 tetor 2025 | 16:56

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Arllat të Drenasit, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një person gjatë natës, shkruan Reporteri.net.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “vrasje në tentativë”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë.

Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).

Personi i lënduar R.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar:

– E.B, mashkull, 29 vjeç,

pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi një milion euro kanë përfituar deputetët e Kuvendit të…