Arrestohet bashkëpunëtori i presidentit Trump

25 janar 2019 | 15:08

Roger Stone një bashkëpunëtor i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është arrestuar të premten nën akuzat për veprimtari kriminale që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller.

Arrestimi i Stone është bërë pasi ndaj tij janë ngritur shtatë akuza, ka njoftuar zyra e këshilltarit Mueller.

Stone, një bashkëpunëtor dhe këshilltar i fushatës së presidentit amerikan Trump, përballet me një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Megjithatë, ai nuk akuzohet për bashkërendim me zyrtarë rus, të cilët pretendohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA. Këto pretendime janë çështja kyçe me të cilën po merret Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe njëherësh kryetar i…