Arrestohet një femër në Graçanicë, keqtrajtoi fëmijën e saj

19 maj 2021 | 09:18

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Graçanicë, pasi që njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

E gjithë ngjarja raportohet se ka ndodhur në prezencën e zyrtarëve policorë.

“Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ledri Vula është rikthyer pak para fillimit të sezonit të…