Arrestohet një i dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

05 korrik 2023 | 20:12

Sot nga zyrtarët e stacionit policor në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur, rreth orës 13:00, në fshatin Bajqinë të komunës së Podujevës.

Ndaj të dyshuarit;

▪︎ ​B. S, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia shqiptoi masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjëti u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Ndërlidhur me rastin, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar;

▪︎ Një revole,
▪︎ Pesë copë fishek të llojeve të ndryshëm
▪︎ Një gëzhojë, si dhe,
▪︎ Mjete të tjera të forta.

Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është ngritur…