Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

12 gusht 2025 | 11:10

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur ditë më parë në Baicë të Lipjanit.

I dyshuari T.K ra në prangat e policisë pas një angazhimi intensiv hetimor, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.

Kështu ka deklaruar për “Klankosova.tv” Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, ka thënë ajo.

Kjo ngjarje kishte tronditur Kosovën.

Trupi i pajetë i viktimës, Enver Bajraktarit, ishte gjetur i varrosur në një arë të misrit.

Deri më tani ende janë të paqarta motivet të kësaj ngjarje makabre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibran Demaku, Ethet e një vere Dibran Demaku është një…