Arrestohet një person i dënuar për pastrim parash në Prishtinë

27 mars 2026 | 21:05

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vazhduar aktivitetet operative me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

Policia ka njoftuar se në këtë kuadër, njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar një person të dënuar për veprën penale “pastrim parash”.

I arrestuari është B.SH., 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Pastrim i parave”.

Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencitë e inteligjencës në Evropë besojnë se Rusia ndodhet në…