
Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policorë
16 gusht 2021
| 08:51
Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë natës të datës 16 gusht 2021, në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast, me ç’ rast i dyshuari duke mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Pas procedurave të intervistimit të dyshuarit A. T .,36 vjeçar, me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Kanosje’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.