Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile

17 gusht 2025 | 18:17

Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.

Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka…