Arrestohet një person në Deçan për posedim të paautrozuar të armës

23 gusht 2020 | 12:14

Një i dyshuar është arrestuar në qytetin e Deçanit për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautrozuar të armës.

“Policia e Kosovës, stacioni policor në Deçan, është informuar nga një qytetar, se një person i dyshuar kishte dalë në rrugë me armë zjarri të cilën e mbante në dorë. Njësitet policore pranë stacionit policor Deçan, menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku personi i dyshuar është arrestuar. Tek i dyshuari pas arrestimit janë konfiskuar një armë ‘AK-47’, një karikator i së njëjtës armë dhe dhjetë fishekë të kalibrit 7. 62x 39mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi LAMA Pika 5 është vërtet shumë vulgare. Kufirin…