Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për sulm me thikë dhe dëmtim të veturës

06 korrik 2025 | 10:58

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një tjetër me thikë, si dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën në “Rrugën e Pejës” në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën m/k dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Duda Balje në emisionin “Weekend” të Klan Kosova tha…