Arrestohet një person që kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës

23 shkurt 2024 | 13:10

Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar:  V.M, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak momente me parë, burrin e këngëtares, Shkurte Fejza, e…