
Arrestohet një preson për dhunë fizike dhe seksuale ndaj një femre
13 korrik 2021
| 09:38
Të hënën rreth orës 22:00 Policia e Kosovës ka arrestuar një person për një rast të dhunimit, ndaj një femre.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi një femër ka raportuar në polici se fillimisht i dyshuari e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë.
Telegrafi ka kontaktuar policinë për të marrë informata shtesë lidhur me rastin.