Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor

30 maj 2025 | 11:41

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës.

Ai ishte me kamion me targa të Serbisë dhe gjatë dhënies së dokumentacionit i ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet.

Policia ka thënë se ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

“PKK-Vërmicë / 29.05.2025-14:25.  Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionin me targa të Serbisë,  gjatë kontrollit në hyrje bashkë me dokumentacion ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi materiale”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angel Di Maria ka befasuar botën e futbollit me një…