Arrestohet një zyrtar i Komunës së Pejës, e bëri jashtëligjshëm shtetas të Kosovës një të huaj

10 gusht 2021 | 17:20

Një zyrtar i Komunës së Pejës është arrestuar për keqpërdorim të detyrën zyrtare duke regjistruar një të huaj si shtetas të Kosovës, i cili ka arritur t’i ketë në shfrytëzim edhe dokumentet identifikuese të Kosovës (pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shofer).

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, sektori për hetimin e krimeve ekonomike, thotë se pas pranimit të informatave fillestare, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka siguruar dëshmi se i dyshuari i lartcekur, e ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një shtetas të huaj duke mos i përfillur procedurat ligjore të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.

I dyshuari H.G., viti i lindjes 1958, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e vërtetuar, regjistruar dokumentin me të dhëna të rreme.

“Personi i huaj, ishte regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile në KK Pejë në mënyrë të kundërligjshme, kinse është shtetas i Republikës së Kosovës, me këtë rast I dyshuari H.G. është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës me aktvendim të prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili,…