Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

04 shtator 2025 | 11:13

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur të enjten se është arrestuar një zyrtar policor në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato…