Arrestohet pas skandalit Miss Sri Lanka

09 prill 2021 | 16:46

Policia në Sri Lanka ka arrestuar mbretëreshën e bukurisë Caroline Jurie.

Pushpika De Silva fitoi titullin “Miss Sri Lanka” në një ceremoni televizive dhe ish-fituesja Jurie duhej ta kurorëzonte atë. Jurie ia tërhoqi kurorën nga koka fitueses me argumentimin se nuk mund ta mbante titullin pasi ishte e divorcuar dhe ia vendosi shoqërueses së parë.

“Ka një rregull që ndalon gratë që janë martuar dhe janë divorcuar, kështu që unë po marr një hap tjetër dhe po e kaloj kurorën në vendin e dytë”, i tha Jurie publikut.

Pasi ia hoqi kurorën me forcë, ajo ia vendosi shoqërueses së dytë, ndërsa De Silva la skenën duke qarë dhe shkoi në spital për trajtim pas incidentit.

“Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i humorit kosovar, Vedat Bajrami, është mjaftë aktiv në…