Arrestohet personi i pestë që dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

09 nëntor 2021 | 13:55

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe të dyshuarin e pestë, me inicialet R.I., mbi dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Si pasojë e këtij rasti, me armë zjarri u privua nga jeta tani i ndjeri E.R.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale “Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këto ditë do të udhëtojë…