
Arrestohet prifti, vodhi 40 mijë dollarë nga Kisha dhe i shpenzoi në lojën “Candy Crush”
Një prift amerikan është arrestuar për vjedhje pasi Kisha e tij zbuloi “një sasi astronomike të transaksioneve me Apple”, që dyshohet se përdoreshin për të bërë blerje në Candy Crush Saga, loja popullore e smartfonëve.
Mikrotransaksionet janë pjesë e lojërave elektronike prej vitesh, si në rastin e Counter Strike, Fifa apo Fortnite. Megjithatë ekspertët thonë se ato mund të krijojnë varësi njëlloj si bixhozi duke u kthyer në të rrezikshme veçanërisht për fëmijët.
51-vjeçari Reverend Lawrence Kozakai dyshohet se ka shpenzuar më shumë se 40,000 dollarë nga paratë e Kishës së tij për blerjet për videolojëra si Candy Crush dhe Mario Kart Tour.
Prifti u arrestua dhe u akuzua nga zyra e prokurorit të qarkut të Chester, Filadelfia, për vjedhje dhe krime të lidhura me të gjatë një periudhe trevjeçare.