Arrestohet punonjësi i policisë, dyshohet se e ngacmoi një të mitur për rreth dy javë

04 qershor 2025 | 16:36

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka arrestuar sot një zyrtar të stafit civil pa autorizime policore nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një të miture.

“IPK-ja ishte njoftuar lidhur me dyshimet se punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren. Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës (së mitur) të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”, ka njoftuar IPK-ja.

IPK-ja ka treguar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij. IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve të larta profesionale, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe fuqizimit të llogaridhënies brenda Policisë së Kosovës”, ka njoftuar IPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit…