Arrestohet punonjësja e Forcave Operacionale shqiptare në Kosovë

25 shkurt 2022 | 16:42

Një punonjëse e Forcave Operacionale është arrestuar nga agjencia e mbikëqyrjes policore. Ajo akuzohet për vjedhje të banesave dhe të një automjeti.

Vjedhjet ajo i kryente në Kosovë. Çështja u referua në policinë shqiptare nga policia e Kosovës.

Burime për ABC bëjnë të ditur se ajo është ndaluar pak para se të hyjë në Shqipëri, ku lëvizte me një makinë të vjedhur të cilës i kishte ndërruar targat.

Raportohet se vjedhjet efektivja e Forcave Operacionale i kryente bashkë me disa persona të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për duelin me Norvegjinë.…