Arrestohet shqiptari nga Kosova, voziste ‘Mercedes’ të vjedhur nga Holanda

12 korrik 2023 | 16:39

Raportohet se Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orën 19:30 minuta, në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” ka privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova, përcjell “albinfo.ch”.

Siç ka bërë me dije Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale të Kosovës, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.

Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën raportin për Shqipërinë, i…